Sulmohet fizikisht punëtori i pikëpagesës rrugore në Tetovë

Një punëtor në pikën pagesore rrugore të Tetovës, është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme një punëtorë në pikën e pagesës rrugore në Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy presona. Pesëdhjetë e nëntë vjeçari me iniciale I.R. nga Tetova, dje (07- korrik) në ora 09:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se në pikën e pagesës rrugore-Tetovë, ku është i punësuar, rreth orës 07:00 dy persona e kanë sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga SPB theksojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme