Pendarovski ka uruar Kurban Bajramin

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski ka uruar besimtarët musliman në këtë ditë të Kurban Bajramit.

“Para së gjithash, Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe kultivimit të shprehive të mira të mëshirës, ​​bujarisë dhe humanizmit ndaj nevojtarëve që kanë nevojë për mbështetje çdo ditë. Rëndësia e festës më së shumti del në pah pikërisht në periudha sfidash ekonomike me të cilat po përballet vendi ynë dhe pjesa më e madhe e botës. Njëkohësisht, Kurban Bajrami është pjesë e pandashme e bashkëjetesës shekullore në shoqërinë multifetare dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe bashkëjetesa e të ndryshëmve në këto ditë festive, por edhe gjatë gjithë vitit, do të na ndihmojë të bashkuar t’i tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi në nivel personal dhe kolektiv”, tha Pendarovski në urim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme