Blinken dhe Borel, mesazh për Maqedoninë

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell, i bënë thirrje Kuvendit në Shkup të marrë vendim që do ta çojë vendin përpara drejt integrimit evropian.

Në një deklaratë të përbashkët, Borel dhe Blinken thonë se në një moment kritik të historisë evropiane, ndërkohë që vazhdon agresioni rus kundër Ukrainës, është vendimtare për gjithë kontinentin evropian që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

“Ne e përshëndesim propozimin që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok. Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Blinken dhe Borel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme