Gjykata e Kumanovës, ankesa për kryetaren

Gazetar: Adrian Kerimi

Të punësuarit në Gjykatën e Kumanovës kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa kundër ushtrueses së detyrës kryetare e gjykatës, Snezhana Maneva.

Një shkresë të cilën e ka siguruar Televizioni Alsat daton më 16 qershor dhe është dërguar në adresë të Këshillit Gjyqësor. Në të potencohen arsyet për të cilat sipas nëpunësve Maneva nuk duhet të zgjidhet kryetare e gjykatës. Përveç arsyeve shëndetësore, nëpunësit në rrethana anonimati dëshmojnë edhe për qasjen e saj jo profesionale, tendencioze, përçarëse dhe jo bashkëpunuese.

“Shëndeti i saj është joaktiv për punë si pasojë e fatkeqësisë në komunikacion dhe goditjes në tru e cila i është konstatuar nga mjek specialist. Gjestet e bëjnë atë të padëshiruar edhe për një mandat, e frustruar, nënçmime ndaj nëpunësve, ndërmerr masa përulëse ndaj kolektivit dhe administratës, krijon ndasi etnike dhe fetare dhe urrejtje. Të gjitha këto ndikojnë në uljen e vullnetit të nëpunësve”, thuhet në vërjetjen e nëpunësve në Gjykatën e Kumanovës drejtuar Këshillit Gjyqësor.

Të pyetur për këtë shkresë, nga Gjykata Themelore e Kumanovës thonë se nuk janë të njoftuar. Madje në qëndrimin me shkrim, Maneva hedh poshtë akuzat e nëpunësve si të pavërteta duke na treguar se pakënaqësitë e të punësuarve janë nën kompetencë të Administratorit gjyqësor. Në rastin konkret, institucioni nga i cili drejton gishtin Maneva nuk është kompetent të merret me arsyet objektive të pakënaqësisë së nëpunësve.

“Nuk jam e njoftuar nga Këshilli Gjyqësor për vërejtjen anonime për pakënaqësinë e nëpunësve të gjykatës. Kur do të njoftohem, do t’i përgjigjem. Me gjithë integritetin tim mund të ju them se qasja ime ndaj nëpunësve të gjykatës dhe në domenin e kompetencave të mia është profesional, objektiv, moral dhe efikas”, thonë nga Gjykata Themelore e Kumanovës.

Kontaktuam edhe Këshillin Gjyqësor për t’i kërkuar llogari në emër të nëpunësve të gjykatës, nëse kërkesat e tyre janë marrë parasysh ose do të merren. Nga organi për mbikëqyrjen e punës së gjykatave morëm përgjigje se akoma nuk është formuar grup pune, duke kërkuar nga nëpunësit që t’i adresohen këshillit për pakënaqësitë e tyre. Përkatësisht, Këshilli Gjyqësor duke u përgjigjur mbi shkresën e pakënaqësisë kërkon nga nëpunësit e Gjykatës së Kumanovës pakënaqësitë t’i adresojnë në po atë këshill.

“Këshilli Gjyqësor nuk obligohet t’i përgjigjet shkresave anonime, por duke pasur parasysh kualifikimet e potencuara në shkresë, do të vlerësojmë nëse është i nevojshëm formimi i grupit të punës për i cili do ta viziton gjykatën ose një gjë të tillë do ta ndërmerr koordinatori i Këshillit Gjyqësor i angazhuar për Gjykatën Themelore të Kumanovës. Për gjendjen për të cilin flisni ju, neve si institucion nuk kemi informacion. Nëse ka pakënaqësi të tilla i sugjerojmë të adresohen në Këshillin Gjyqësor”, u shprehën nga Këshilli Gjyqësor.

Televizioni Alsat nuk ka arritur të sigurojë raportin e specialistit i cili flet për gjendjen shëndetësore të Manevas, por nga burime brenda organeve të ndjekjes penale kemi siguruar këtë dokument: akuza ndaj personit Mumin Duraku, banues në Kumanovë i akuzuar se më datën 11 shkurt 2021 ka goditur me makinë shtetasen Snezhana Maneva në vendkalim për këmbësorë.

Prokuroria Publike e Kumanovës ka konstatuar se Duraku me veprimin e tij ka kryer “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, lënda me numër 379/21 e datës 28 janar 2022./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme