Pak më parë përfundoi protesta e organizuar nga opozita maqedonase kundër propozimit francez.
Sot në ditën e tetë të protestës, protestuesit fillimisht u mblodhën para Qeverisë, më pas për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së drejtësisë, për të përfunduar para Parlamentit. Protesta u zhvillua e qetë.
Mickoski nuk mori pjesë në protestën e sotme.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe të Bujar Osmanit. Organizatorët e protestës në fjalimin e tyre para Parlamentit, kërkuan nga qytetarët që t’i bashkohen protestës pavarësisht kombësisë.
Ata gjithashtu kërkuan nga qytetarët e qyteteve tjera, të cilët nuk mundë të vijnë në Shkup, nga nesër të fillojnë t’i organizojnë protestat edhe nëpër qytetet tjera.