Pas 32 vitesh në mërgim, familja kthehet të jetojë dhe investojë në Kosovë

Një çift i cili për 32 vjet kishte jetuar e punuar në Angli, më në fund ka vendosur të kthehet për të investuar e jetuar në Kosovë.

Ky çift ka edhe një mesazh për të gjithë ata që kohët e fundit po largohen nga Kosova për në perëndim.

Mbi 30 vite në mërgim i la për Kosovën. Arben Leci, i cili për gjatë kësaj kohë kishte jetuar dhe punuar në Angli, më në fund vendosi që të  kthehet dhe të jetojë në Kosovë, përkatësisht në Koliq të Prishtinës.

Ai tregoi arsyet që ai dhe bashkëshortja e tij morën këtë vendim.

“Një kohë të gjatë në gurbet dhe vendosëm të vijmë sa do pak që t’i ndihmojmë këtij vendi. Gurbeti nuk është i lehtë. Para atje ka por një jetë si në Kosove nuk ka””, tha ai.

Po ashtu, ai ka edhe një mesazh për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit e po ashtu edhe për ata që duan të ikin nga Kosova.

“Kush ka, mirë është me ardh me investu. Ja vlen me ardh me provu. Kurse për këta këtu i them që me punu sa më shumë e me ndërtuar këtë vend . Se në perëndim merr pare ma shumë por ke shpenzime më të larta”, tha ai.

Kurse bashkëshortja e tij, Safetja, tha se ende i ruan traditat.

Nuk ka qenë e vështire të vendosim që të kthehemi sepse gjithëmonë kemi qenë të mendimit që të kthehemi në Kosovë. Atje jeta nuk me ka pëlqyer sepse isha larg familjes, larg vendit tim. Edhe atje kemi gatuar ushqimet tradicionale, kemi hëngër ushqimet tona tradicionale”, tha ajo.

Çifti i cili u kthye të jetojë në Koliq të Prishtinës, ka investuar në një biznes në të cilin ka të punësuar 10 punëtorë e që presin më shumë përkrahje nga shteti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme