Administrata e re e SHBA brengos Serbinë, Kosovën vazhdon ta trajtojë shtet

Beograd, 30 janar – Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka deklaruar se e ka brengosur deklarata e sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes, James Masttis, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

“A do të thotë kjo se administrata e Trumpit do të heqë dorë nga qëndrimi i deritashëm amerikan që të mos bëhet presion dhe të mos kërkohet nga Serbia ta njohë Kosovën? Po ndodhi një zhvillim i tillë, ky do të ishte një trend negativ”, i tha Drecun RTS-së.

Ai tha se, sipas deklaratave të zyrtarëve të sapoemëruar, administrata e Trumpit po ndjek politikën e paraardhësve sa i përket çështjes së Kosovës, dhe ka shtuar se disa kishin pritshmëri joreale, dhe se për SHBA, siç u shpreh ai, e ashtuquajtura pavarësi e Kosovës është punë e kryer, transmeton Koha.net.

Duke komentuar deklaratën e sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili deklaroi se duhet të formohen forcat e armatosura të Kosovës, Drecun tha se nuk është mirë që u përmend se për këtë qëllim duhet ndryshuar Kushtetuta.

“Për këtë duket se do të kërkohet zgjidhja në shmangien e pengesës në Parlamentin e Prishtinës për ndërtimin e këtij formacioni, e kjo pengesë është kundërshtimi i popullit serb. Kjo nuk do të jetë gjë e mirë”, ka thënë Drecun.

Sa i përket qëndrimit amerikan ndaj Kosovës, tha Drecun “Këtu do të ketë vazhdimësi, do të thotë se ashtuquajtura pavarësi e Kosovës për ta kjo është punë e kryer dhe se edhe më tutje do të vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën si shtet”, është shprehur Drecun.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme