Gazetar: Mefail Ismaili
Propozimi francez ka bllokuar gjysmën e Shkupit. Në terren që në orët e para të mëngjesit janë vërejtur forca të shumta policore.
Policë ka në çdo cep.
Policia ka barrikaduar Qeverinë dhe Kuvendin. Para këtyre dy institucioneve janë vërejtur edhe autoblinda, ndërsa siguria po kontrollohet edhe nga helikopterët e policisë.
Në tërësi janë mbyllur rrugët që çojnë te Qeveria dhe Kuvendi.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të bllokuara mbetën 11 Tetori, Rruga Maqedonia dhe Dame Gruev
“I njoftojmë qytetarët e Shkupit se gjatë protestës së paparalajmëruar para Kuvendit, sot të mbyllura për qarkullim janë rrugët: “11 Tetori”, nga bulevardi Koço Racin deri në rrugën “Dimitrije Çupovski”, rruga “Dame Gruev” në drejtim të rrugës Maqedonia, deri në rrugën “11 Tetori”. Komunikacioni do të orientohet në rrugët alternative”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Mobilizimi i policisë erdhi për shkak të debatit në Kuvend për propozimin francez dhe protestave të cilat u organizuan përmes rrjeteve sociale për në mesditë.
Një grup protestuesish hapësirën përpara Kuvendin e uzurpuan që mbrëmë, duke vendosur tenda./ Alsat.mk