Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:41 në rrugën “Nënë Tereza”, në Gjakovë.

Siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/