Gjuha maqedonase është e pranuar nga 26 vende anëtare të Bashkimit Evropian, që do të thotë se do të jetë gjuhë zyrtare e BE-së. Gjithsesi, një vend anëtar çdoherë ka të drejtë që me deklarata të njëanshme të tregojë disa rezerva të veta, por kjo sigurisht nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në statusin e gjuhës maqedonase në BE, deklaroi sot në Shkup ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Millan Predan.
Sllovenia, theksoi Predan, gjithashtu kishteçështje të hapur me një nga fqinjët e saj para fillimit të negociatave me BE-në.
Në lidhje me çështjet e hapura, Predan tha se është shumë më mirë të rrezikohet sesa të qëndrohet në të njëjtin vend.