Presidenti Stevo Pendarovski uroi qytetarët për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Ai theksoi se pavarësisht sfidave me të cilat vendi është përballur ndër vite, qytetarët e kanë mbështetur përmbushjen e agjendës evropiane të vendit.
“Po fillojmë një fazë të re për integrim politik, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane të kombeve, ku gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të Unionit. Na pret një punë e vështirë, investim i të gjithë kapaciteteve shoqërore dhe institucionale për fazat e mëtejshme të procesit të negociatave”-ka theksuar mes tjerash Pendarovski. /Alsat.mk