Shërbimi ushtarak në Kroaci, përsëri obligativ

Kroacia, praktikisht tashmë ka marrë vendimin për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por ai duhet ta kalojë procedurën e nevojshme për ta filluar zbatimin.

Shtypi kroat tash e një kohë të gjatë spekulon për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por tash për tash nuk ka konfirmime për këtë.

Edhe pse gazeta “Slobodna Dalmacija” thekson se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, ajo jep disa hollësi të këtij propozimi. Sipas gazetës, risia kryesor mund të jetë që shërbimi ushtarak të jetë tri javë ose më së shumti një muaj gjatë verës.

Shërbimi ushtarak do të ishte i detyrueshëm për të djemtë që e mbarojnë shkollën e mesme, e për vajzat sipas dëshirës.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci është suspenduar në vitin 2008.

Përkrahëse kryesore e këtij shërbimi është kryetarja Kolinda Grabar – Kitaroviq.

Kroacia ka filluar të shqetësohet nga armatimi në të gjitha fushat i Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme