Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona nga Kosova të cilët janë kapur në flagrancë në Koçanë. Gjërat e vjedhura u janë kthyer pronarëve.
“Më 21.07.2022 në Koçanë, zyrtarë policorë nga stacioni policorë Koçanë kanë privuar nga liria personat B.A. 54 vjeç dhe S.S. 63 vjeç që të dy nga Republika e Kosovës. Ata janë kapur në tregun e qytetit derisa akne qenë duke kryer një vjedhje të rëndë, gjegjësisht duke marrë të holla dhe gjësende tjera nga çantat e disa qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë Koçanë, dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.