Klisman Reçi, i riu që u vra në atentatin e djeshëm në Laç, ka qenë shënjestër edhe më parë në atentate, por i ka shpëtuar plumbave.
Ai u qëllua në makinën e tij, “Mercedes ML” në maj të këtij viti në autostradën Lezhë-Milot.
27-vjeçari po udhëtonte me kushëririn e tij në makinë, i cili njoftoi policinë për atentatin. Asnjë person nuk është arrestuar nga policia për këtë ngjarje.
Po ashtu edhe Ylli Ibrahimi, i mbetur i plagosur nga atentati i djeshëm në Laç, ka qenë pre e një atentati një vit më parë.
Në janar të vitit 2021, ai është qëlluar nga një person që qarkullonte me motor teksa ishte duke ecur në trotuar.
Drejt tij u qëllua me armë më shumë se 10 herë dhe Brahimi mbeti i plagosur.
Ylli Brahimi njihet si njeri i afërt me Ervis Martinajn dhe ky është rasti i dytë brenda javës që goditen njerëzit e tij./GSH