Nga Mark Oliver Ruehle, BILD
Sipas informacioneve nga Kievi, më shumë se 1 mijë ushtarë rusë janë rrethuar nga forcat ukrainase në rajonin e pushtuar Cherson (me pothuajse 300 mijë banorë) në jug të Ukrainës.
Jo shumë larg vendbanimit Vysokopillya, rusët ranë në një ‘rrethim taktik’, tha të premten në mbrëmje këshilltari i presidentit, Voldomyr Zelensky, Oleksiy Arestovych.
Ushtria ukrainase ka nisur së fundmi disa kundërofensiva në rajonin e Cherson, të cilin ushtarët e Putinit e kishin vënë kryesisht nën kontroll pas fillimit të luftës kundër vendit fqinj në fund të shkurtit.
Ukraina gjithashtu dëshiron të rimarrë të gjitha territoret e humbura me ndihmën e armëve perëndimore. Në Cherson, popullsia ka protestuar vazhdimisht kundër pushtuesve rusë muajt e fundit. Madje ka pasur edhe sulme kundër anëtarëve pro-rusë të administratës, të caktuar nga Moska.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë ushtria ukrainase me rusët e rrethuar, ose çfarë lëshimesh mund të detyrohet të bëjë Moska. A do u lejoja Ukraina rusëve tërheqjen përmes një korridori?
© SYRI.net