Një grup i vetëquajtur Homeland Justice (Drejtësi për Ardheun) pretendon se ka qenë pas hakerimit të e-albania.
Për ta vërtetuar këtë, ky grup ka publikuar një folder brenda të cilit ka materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Justifikimi i sulmit të tyre shpjegohet nën parrullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona per terroristët e Durrësit”, duke iu referuar ish-muxhahedinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se sulmi kibernetik është organizuar nga një shtet dhe janë dy shtetet për të cilat dyshohet.
Kreu i qeverisë theksoi se sulmi është i sofistikuar dhe në procesin e mbrojtjes e kundërsulmit është përfshirë edhe NATO-ja.
Prej disa ditësh, sistemet online në vend janë sulmuar nga hakerat. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë./GSH