Tetovë, më shumë zjarre se vitin e kaluar

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Rritja e temperaturave, ka shtuar numrin e zjarreve. Që nga fillimi i vitit, Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë ka regjistruar mbi 400 zjarre, shkruan Alsat.

Për dallim prej vitit të shkuar, numri është rritur për rreth 100 ndërhyrje. Kjo ka shqetësuar zjarrfikësit, të cilët edhe ashtu punojnë me mungesë të kushteve.

Ka mungesë edhe të zjarrfikësve. Për Tetovën dhe pesë komunat rurale kujdeset vetëm një njësit i zjarrfikësve.

“Në krahasim me vitin e shkuar kur patëm 646 intervenime, këtë vit deri më tani kemi 403 intervenime që kemi qenë. Pra në krahasim me vitin e shkuar, në komunat rurale kemi shtim të zjarreve në ambiente të hapura. Dihet se ne prefshin një territor shumë të madh pra rreth 350.000 banor dhe ne intervenojmë edhe në pesë komuna rurale ndërsa kemi mungesë të njerëzve. E dini normat thonë se në 1000 banor duhet të ketë një zjarrfikës, andaj ju apeloj banorëve për kujdes sepse zjarrfikësit e Tetovës janë rreth 76 ndërsa duhet edhe po aq njerëz për ti plotësuar nevojat e gjitha komunave”, tha Avni Ameti, Komandant i NJTKZ Tetovë.

Pas ndalesës për lëvizje në male, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, ka shtuar kontrollet.

“Implikacionet Ligjore për këtë çështje pra shkaktim të zjarrit apo zjarr në natyrë, gjoba është nga 200 – 500 euro, ndërsa nëse zjarri merr përmasa më të mëdha me dëme materiale apo viktima, atëherë kanë në vepër penale dhe dënohet me një deri në tetë vite burg”, u shpreh Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Vitin e kaluar në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, janë evidentuar dhjetë raste të zjarre vënies së qëllimshme./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme