Një veturë është përfshirë nga flakët në kabinën e pikë pagesës në afërsi të Gostivarit, njofton MPB.
“Me datë 23.07.2022 në ora 15:30 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në kabinën e pikë pagesës në Gostivar ka shpërthyer zjarr në automjetin “Peugeot 307” me targa të Shtipit, drejtuar nga H.K.(27) nga Republika e Turqisë, të cilën e ka marrë me qira në Shtip.
Zjarri është shuar nga ekipi i njësitit territorial të zjarrfikësve të Gostivarit dhe punonjësit e pikë pagesës dhe nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e Gostivarit”, thonë nga MPB.