Ish-presidenti Ilir Meta tha se nuk u rikthye në politikë për të garuar me Sali Berishën se cili prej tyre do të jetë kryetari i opozitës shqiptare.
“Nuk jam në garë as me Berishën dhe as kam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi”, tha Meta gjatë një prononcimi për mediat nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik, një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji. Erdha sepse jam krenar që kam krijuar në vitin 2004 një forcë politike për integrim, i cili mbahet peng nga PS. Erdha këtu dhe jo vetëm që jam krenar për këtë forcë politike që zhbllokoi integrimin dhe i dha vendit stabilitet, ka meritat e saj edhe për marrjen e statusit kandidat dhe rekomandimin për çeljen e negociatave”.
© SYRI.net