Ilir Meta ka publikuar një status në profilin e tij në Facebook. Ai shkruan se sapo ka rifilluar misioni i 2 marsit, të cilin ai e organizoi kur ishte në postin e presidentit.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se koha është tani dhe me vizion, ide dhe energji të reja, “së bashku për një mision: Fitoren e Sovranitetit dhe Referendumit”.
Postimi i Ilir Metës
NJË BESËLIDHJE KUQEZI PËR TRIUMFIN E SOVRANITETIT DHE REFERENDUMIT!
Misioni i 2 Marsit, nuk ka përfunduar. Sapo ka rifilluar.
Me vizion, ide dhe energji të reja, së bashku për një mision: Fitoren e Sovranitetit dhe Referendumit.
KOHA ËSHTË TANI!