“Do operoj njërin nga fëmijët”/ U bë pjesë e bandave kriminale, ish-Shefi i Krimeve në Elbasan kërkon të dalë nga burgu. Emrin ia nxorri Nuredin Dumani!

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-Drejtuesit të Policisë, Leonard Palushi për ndryshim mase.  Ai ndodhet prapa hekurave në masën arrest me burg.

Palushi kërkoi zëvendësimin e masës në “arrest shtëpie”, për arsye familjare pasi priste të operohej njëri nga fëmijët e tij, por gjykata nuk pranoi kërkesën e të pandehurit, i cili akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

KUSH ËSHTË LEONARD PALUSHI DHE PËRFSHIRJA NË ÇËSHTJE DROGE?

Leonard Palushi është një prej të arrestuarve të operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit. Shefi i krimeve në Komisiariatin e Lezhës, Palushi është vënë në pranga se ndihmoi një grup kriminal, duke prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit.

Palushi futi armën tek servisi i babë e birë, duke i vënë pas hekurave të burgut. E gjitha për llogari të një grupi kriminal që operonte në zonë. Por Palushi nuk është emër i panjohur më parë për mediat, pasi ai u largua nga detyra në vitin 2017 për përfshirje në çështje droge.

Megjithatë u rikthye shumë shpejt në detyrë pasi Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Arjan Muça, në korrik të vitit 2020, i caktoi për të raportuar mbi vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që u duken si korruptive. Po atë vit, ai u transferua si shef krimesh në Lezhë, ku dëshmoi në vetë të parë vrasjen e efektivit të Policisë, Saimir Hoxha nga i riu Aldi Rama, i cili më pas vrau dhe veten.

“Pas ndalimit të mjetit unë së bashku me Petrit Dodën jemi afruar nga ana e shoferit dhe Petriti ka komunikuar me shoferin e mjetit duke i thënë se jemi punonjës policie dhe i ka kërkuar një dokument identifikimi, letër njoftim ose patentë të drejtuesit të mjetit, në këtë kohë drejtuesi i mjetit ka zbritur nga mjeti, Saimiri ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili iu bind dhe zbriti nga mjeti, ndërkohë Saimiri i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i thënë se kush jeni ju dhe a keni dokument. Unë kam dëgjuar se ky pasagjer i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë armë zjarri dhe kam parë Saimirin duke lëvizur për nga mbrapa mjetit, ndërkohë unë dhe Petriti jemi shmangur në pjesën ku ishte ndaluar makina e policisë në anën e rrugës nga laguna. Gjatë kësaj kohe që u shmangëm për tu pozicionuar përballë mjetit të policisë kam nxjerrë armën e shërbimit dhe kam parë se automjeti i këtyre personave u nis me shpejtësi për tu larguar në drejtim të Lezhës dhe kam qëlluar disa herë me armën e zjarrit të shërbimit në drejtim të këtij mjeti duke mbajtur vijën e shënimit në pjesën e poshtme të mjetit dhe gomave, ku mjetit i është çarë goma dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Lezhës. Menjëherë së bashku me Petritin kemi bërë bllokimin e dy personave duke i shtrirë në tokë. Më pas, Petriti ka ikur për të parë Saimirin dhe sapo e ka parë më ka thënë që Saimiri është plagosur. Menjëherë kam lajmëruar ambulancën dhe kemi mbajtur dy personat për t’i shoqëruar në polici,”-tregonte ai për vrasjen e kolegut të tij, e cila edhe sot është e mbuluar me mister për shkak të kushteve jo të natyrshme që ndodhi.

Aldi Rama e vrau efektivin e Policisë për punë 2 minutash që nga momenti i ndalimit, kohë që lë shumë pak hapësirë për interpretim. Ndërkohë që po aq e dyshimtë ishte edhe vetëvrasja e të riut ndër kallama në lagunën Kune Vain.

DEKONSPIRIM OPERACIONESH POLICORE DHE PËRFSHIRJA NË NGJARJE KRIMINALE:

Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet . Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Burimet bëjnë me dije po ashtu se Leonard Palushi, sipas SPAK dyshohet se thuhet se futi një armë në servisin e familjes Manhasa që ndaj tyre të ngrihej gabimisht akuza për vrasje, por që më pas për mungesë provash ata u liruan.

Ngjarja u regjistrua gjatë kohës që shërbente si shef i krimeve në Elbasan, dhe ushtroi kontroll në servisin e familjes Manhasa. Mësohet se Palushi, vendosi armën në servisin e Albert dhe Seit Manhasa, të arrestuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit, por që më pas u lanë të lirë nga gjykata për mungesë provash.

SI NDODHI VRASJA E EMILJANO RAMAZANIT?

Emiljano Ramazani, babai i katër fëmijëve u ekzekutua në korrik të 2020 me pesë plumba në makinën e tij. Viktima mësohet se po hynte në mes të dy pallateve për të parkuar mjetin e tij, ndërsa një nga autorët ka parkuar mjetin buzë rrugës dhe tjetri ka zbritur dhe me hap të shpejtë ka arritur ta qëllojë me pesë plumba viktimën në momentin që ky i fundit ishte duke parkuar.

Më pas, autorët janë larguar duke djegur makinën në një zonë të pyllëzuar, në Papër. Policia gjeti në mjetin e djegur edhe dy armë të tipit kallashnikov./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme