Krimi që mbeti pa autor për 6 vite! Gjurmët e gishtërinjve tradhtuan vrasësin e ish-drejtorit të OST

Autori i dyshuar i vrasjes së Saimir Jakut, ish-drejtorit të OST në Veri, është arrestuar pas 6 vitesh nga krimi i rëndë që tronditi Rrëshenin.

Dorjan Keqi mësohet se është “tradhtuar” nga shenjat e gishtërinjve. Dy autorët pasi ekzekutuan me breshëri plumbash 33-vjeçarin në një lokal më 9 shtator 2016, dogjën në fshatin Skuraj automjetin që përdorën në vrasje.

Pranë makinës u gjet bidoni i benzinës së përdorur për t’i vënë flakën mjetit dhe në të u gjet një gjurmë gishti, raporton News 24.

Megjithatë, identifikimi i gjurmës së gishtit të gjetur në bidonin e benzinës nuk u dë bot dhe për 6 vite vrasja mbeti pa autor. Por të premten, Dorian Keqi u arrestuar për drejtim makine në gjendje të dehur dhe në polici iu morën shenjat e gishtërinjve, të cilat rezultuan të përputhshme me atë të gjetur në bidonin e benzinës.

Raportohet se 44-vjeçari ka refuzuar të japë shpjegime, ndërsa sipas policisë ai është paguar për të kryer ekzekutimin e Saimir Jakut nga një grup kriminal, tashmë i identifikuar nga blutë e Lezhës, të cilët kanë nisur hetimet./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme