Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm trupor

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të mërkurën dy persona për lëndim trupor.

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka marrë një njoftim në ora 01:15 të mërkurën për një rast ku dy persona i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi.

Sipas hetimeve të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur, pasi viktima A.S. 45-vjeçar, fillimisht kishte kanosur një mik të dyshuarve, e më pas të dyshuarit Sh.K. (53) dhe E.K. (28) ia kishin bllokuar rrugën viktimës dhe e kishin sulmuar.

Viktima është dërguar për mjekim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa ndaj dy të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme