Osmani pas marrëveshjes së MCC-së: SHBA-të gjithnjë pranë Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes 236 milionëshe me MCC-në.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë që nënshkrimi i kësaj marrëveshje përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.

“Në Kongresin e SHBA-ve, në prani të një numri të madh të miqve të Kosovës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash”, ka shkruar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme