Po bartte udhëtarë nga Baseli, aeroplani u godit nga rrufeja në aeroportin “Adem Jashari”.
Gjatë ditës së djeshme një aeroplan u godit nga rrufeja në aeroportin “Adem Jashari”.
Ky aeroplan po barte udhëtarë nga Baseli i Zvicrës.
Burimet e Klankosova bëjnë me dije se nuk ka të lënduar por se nuk dihet vlera e dëmeve materiale të shkaktuar.
Si rezultat i kësaj është anuluar edhe fluturimi i paraparë të realizohej për në Nuremberg të Gjermanisë.