Në audio-incizim dëgjohen disa zëra të mutuar dhe dyshohet se po bisedojnë me prokuroren Ruskovska. Në fillim të bisedës, e cila zgjat 1.19 minuta, flitet për vlerësimin e gjyqësorit. Komentohet se dikush i Prokurorisë speciale është rritur për shkak të çështjes Perandoria.
I panjohuri pyet se si ka mundësi që edhe pas gjashtë muajsh nuk dihet se cili është thelbi i krimit në çështjen Perandoria. Më poshtë është transkripti i bisedës:
– Personi i panjohur: Ju jeni prokuror, a ka mundësi që 6 muaj të mos e dimë se çfarë është çështja? Askush nuk e di.
– Prokurori: Jo. Ti mundesh.
– Personi i panjohur: Si mundet?
– Prokurori: Mundesh. E mbajta për dy muaj dhe e harrova. E harrova, thjesht e harrova. Nuk e harrova me qëllim. Vladimir Atanasovskin, e kam vënë në paraburgim dhe e kam harruar për dy muaj.
– Personi i panjohur: Është kreu i DSK-së.
– Ruskovska: E kam vënë në paraburgim dhe e kam harruar.
Videoja është publikuar në llogarinë në Twitter me titullin “Drejtësi për të gjithë në Maqedoni”.
Ndryshe, ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski, është dënuar për ngjarjet e 27 prillit. Më parë, paraburgimi i tij ishte zgjatur disa herë.