Gazetare: Evi Shkopi
“Ndodhemi në oborrin e shtëpisë për përkujdesje ndaj të moshuarve “ Zafir Sajto” në Kumanovë. Kemi ardhur për të biseduar me të moshuarit për të parë se si e kalojnë ditën këtu, a janë të kënaqur nga përkujdesja që marrin, a ndihen nostalgjik për faktin që nuk jetojnë me familjarët e tyre dhe një mesazh jetësorë që do të kishin dhënë për të rinjtë”, raporton Evi Shkopi- gazetare.
Stojan Trajçev, dikur mësues, tashmë 9 muaj është shpërngulur në këtë institucion. Ai u mallëngjye ndërkohë që na fliste për fëmijët e tij që ndodheshin jashtë vendit. Thotë se të rinjtë po largohen për të ardhme më të mirë dhe të moshuarit po mbeten pa familje pranë tyre.
“Familja ime është në Gjermani, mbeta vetëm dhe erdha këtu”, tha Stojan Trajçev.
-Jeni i mërzitur?
-Më vjen keq. Kjo është nga punët që janë kështu. Unë kam dy shtëpi në Shtip. Pa njerëz”, shtoi ai.
-Ju vjen keq që jeni vetëm?
– “Më vjen keq. Në Gjermani u them unë nuk shkoj. Nuk di të flas, çfarë do të bëj atje.
Gjeneratat e reja kanë ikur për jetë më të mirë dhe ne të moshuarit kemi mbetur vetëm. Kush do të kujdeset për ne. Unë mbeta vetëm në dy shtëpi. Çfarë të bëj i vetëm?, shtoi Trajçev.
Për dallim prej tij, kjo e moshuar thotë se ishte vendimi i saj të largohej nga shtëpia.
“Tashmë 5 vjet jam këtu”, tha e moshuara në “Zafir Sajto”
A nuk do të donit të jetonit me ata?
– “Jo”
– Përse?
– “Unë jam përkujdesur gjithë kohën për të moshuar jam munduar, dhe nuk dua fëmijët e mi të kenë të njëjtën jetë, nuk dua të shohin trupin tim”, shtoi ajo.
Edhe pse të moshuar, ende kanë dëshirë për punë. Kjo 86 vjeçare gjatë gjithë jetës ka punuar në bujqësi dhe thotë se po të kthente kohën, përsëri punës do t’i jepte prioritet. Ajo thotë se kur e vizitojnë fëmijët, ndjen ngrohtësinë e diellit, ndërsa thotë se është e kënaqur nga kujdestarët në institucion.
“Pra janë të mirë?
Të gjithë janë të mirë.
Edhe ëmbëlsira na japin. Si fëmijëve të vegjël.
Unë kam bërë edhe punë grash edhe punë burrash. Burri im vendoste thesin në shpinë, edhe unë njësoj. Nuk me vjen keq që kam punuar.
Pra do të donit të kishit ndonjë aktivitet këtu?
– Po, tha një e moshuar.
Më parë ata kishin më shumë aktivitete dhe vizitorë, por që kur filloi pandemia nuk u lejohet të kalojnë derën e oborrit. Njëra prej tyre ishte madje e nevrikosur dhe na bëri një pyetje të cilës nuk i jepnim do përgjigje.
-Çfarë ju nevrikos? Pak më parë më thatë se ju nevrikos diçka?
“Nevrikosem pse dyert i mbajnë të mbyllura. Më nevrikos shumë kjo”, tha e moshuara.
Për shkak të virusit nuk u lëshojnë.
“Nga virusi? Po sa do të zgjasë ai virus?”, pyeti ajo.
– Edhe ne nuk e dimë.