“Aeroplanët luftarakë kinezë Su-35” po “kalojnë ngushticën e Tajvanit”, e cila ndan Kinën kontinentale nga ishulli i pretenduar nga Pekini, njoftoi pak kohë më parë televizioni shtetëror kinez CGTN.
Ky njoftim vjen pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, zbarkoi në Taipei.
Një iniciativë e tillë shihet si një provokim serioz nga Kina që mund të përkeqësojë tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit./GSH