Një sherr me thika ka ndodhur gjatë natës në lagjen 28 Nëntori në qytetin e Elbasanit, ku ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se Olsi Dervishi, 33 vjeç është i plagosuri i cili ka marrë ndihmën e parë në spitalin Kirurgjik Elbasan.
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli dhe po punon per kapjen e tij.
Autori, i identifikuar si Qamil Hasa, dyshohet se e ka qëlluar kur ka qenë në gjendje të dehur 33-vjeçarin.
Hasa mësohet se është një person me precedent penalë, pasi ka vuajtur dënim për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike./GSH