“Jeta s’ka më vlerë në këtë vend”, Alibeaj: Përgjegjësia e pushtetit arrogant, sistemi reflekton sjelljen e shefave të inkriminuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për ngjarjen e ndodhur dje në plazhin e Potamit ku vajza 7 vjeçare e familjes Avdia u përplas për vdekje nga gomonia, e drejtuar prej komisarit Arjan Tase.


“Tragjedia e familjes që humbi dje vajzën e mitur është ende një plagë e hapur për të gjithë shqiptarët, që përtej dhimbjes së papërshkruar për ngjarjen që i ka lënë të shokuar, u duhet të përballen dhe me cinizmin dhe arrogancën e kryeministrit”, shkruan Alibeaj në Facebook.

Sipas deputeti demokrat përgjegjësia kryesore për ngjarjen i takon sistemit dhe qeverisë që të korruptuarit dhe inkriminuarit i ngre në detyrë dhe promovon në Policinë e Shtetit.

“Në një vend ku jeta nuk ka më asnjë vlerë, kur sigurinë e cenojnë ata që kanë për detyrë ta ruajnë, çdo shkarkim nga detyra në hallkat lokale të përgjegjësisë shtetërore nuk është zgjidhje e problemit. Përgjegjësia kryesore mbetet e atyre që kanë krijuar dhe mbajnë në këmbë sistemin ku të inkriminuarit dhe të korruptuarit e niveleve të ulëta reflektojnë asgjë më shumë se sjelljen e shefave të tyre: arrogancë, papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri ndaj njerëzve të thjeshtë dhe pa pushtet.

Në krizën e përgjithshme që ka përfshirë Shqipërinë, ngjarja e djeshme është dëshmi e qartë se kësaj qeverie nuk i intereson jeta e qytetarëve. Përballë mungesës së vullnetit, paaftësisë dhe arrogancës së pushtetit qëndrojnë qytetarët. Të cilët në shumicë dërrmuese sot kërkojnë largimin e kreut të këtij sistemi që po i bën jetët e pasigurta duke bërë që mijëra shqiptarë ta shohin të ardhmen larg vendit të tyre”, shkruan ai më tej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme