Zjarri ka përfshirë lagjen “Partizani” në Vlorë këtë të mërkurë dhe forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se po punohet për lokalizimin e zjarrit, cili është shumë pranë banesave, ndërsa banorët që ndodhen po mundohen që të ndërhyjnë për të parandaluar ndonjë incident të rëndë prej flakëve.
Vetëm një ditë më parë një vatër e madhe zjarri u raportua në Shkëmbin e Mukjes në Fushë-Krujë. 30 familje braktisën banesat e tyre pasi shtëpitë u rrezikuan nga flakët./GSH