Vrasja në Potam, reagon bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm: Edhe në vendet e tjera të botës ka aksidente!

Ngjarja e rëndë e një dite më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase, ngriti në këmbë gjithë opinionin publik.

Nga dita e djeshme dhe sot komentet dhe reagimet kanë qenë nga më të ndryshimet, ku pjesa dërmuese e tyre dënonin aktin e oficerit Tase dhe i shprehnin ngushëllime familjes së engjëllit të vogël që humbi jetën.

Por ka patur dhe nga ata që ngjarje të tilla i cilësojnë edhe normale, duke thënë se këto ndodhin në të gjithë botën.

Një prej komentueseve që e ka cilësuar këtë ngjarje të rëndë si diçka që ndodh edhe në botë, ka qenë edhe bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Delina Fico.

Me anë të një postimi në Facebook, Fico shkruan se ngjarje si ajo e djeshmja në Himarë ndodhin kudo, në çdo vend të botës.

Postimi i Ficos:

Domethënë ti po thua që në vende të tjera të botës nuk ka fare aksidente automobilistike, vrasje me armë, humbje jete për shkak të dhunës kundër grave, përdhunime, humbje jete për aryse të gabimeve mjekësore dhe as policë të caktuar që shkelin ligjin? Në fakt ka. Lexo gazeta e raporte për Italinë, Spanjën e këdo vend tjetër të botës. Lufta me krimin dhe shkelësit e ligjit është një luftë që bëhet kudo. Nuk kam për të kuptuar kurrë këtë dëshirën për gjykime ekstreme që nisen nga një premisë e pavërtetë sikur vetëm në Shqipëri ndodhin fatkeqësi e krime të caktuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme