Nga: Prof. Dr. ENIS Rafet JAKUPI
Melosi shqiptar nga Reka e Epërme i shpalosur me Tablonë Koreografike të punuar mjeshtërisht nga Prof. Haki Sh. Mulliqi dhe interpretuar nga artistët e SHKA “Jahi Hasani” Çegran, Gostivar, e madhështoi festivalin ndërkombëtar “Rudina fest”
Me interpretim autentik, me kërcim karakteristik dhe origjinal të trevës, valltarët e shkëlqyer të SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani, Armendi, Anisa, Nuriani, Sara, Gëzimi, Beneta, Alinafiu, Labinoti, Viola, Rinori, Elza, Selxhanja e Liria arritën t’a zbërthejnë idenë dhe vizionin artistik, koreografik dhe regjisorial të autorit, kështu artistët arritën të futen brenda idesë dhe të animojnë audiencën e shumtë prezentë. Meloditë autoktone nga treva e Rekës së Epërme, me kavaj dhe gajde të interpretuara mjeshtërisht nga Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi ishin në shtratin e tyre burimor dhe profesional. Kori i mrekullueshëm i grave, me këndimin ekzotik dhe me vokalin e tyre të jashtëzakonshëm, për një çast na dërgoi në lashtësinë historike të kombit shqiptar.
Për përgatitjen skenike të trupës së ansamblit meritor është koreografi i SHKA “Jahi Hasani” Berat Xhelili, respekti dhe dekorata kryesore i takon drejtori te festivalit Zani Memedi.
Vallja e Rekës së Epërme ku gjejmë shpirtin tone, shqiptar, ilir e pellazg.
Studiuesi Curt Sachs ndërtoi diagramin e abstraktit se si formacioni i valltarëve gjate kërcimit është si kur planimetrit e objekteve. Tregojnë jetën reale dhe formën në hapësirë edhe pse hapësira është pa fund.
Vallja me motive nga Reka e Epërme e profesorit nga Prishtina, Haki Mulliqi, nis me këngën dhe melodinë Fusha e Korabit qe interpretohet me shekuj, Ajo tregon histori, jetë nder shekuj. Tregon punën dhe ekzistencën e banorëve neper male e bjeshke se në të kaluarën fshatarësia si koncepti banimi parqet legjitimitetin e civilizimit në arkitekture. Ato pak bjeshkë të maleve ishin fushat e jetës për ato banor.
Kori i grave gege me ton toske tregon autotokësinë ton nder shekuj, tregon bashkimin dhe qëndrueshmërinë. Vallja e Rëndë që lidhet si zinxhir është historia jon nëpër mileniume por këto artis e luajtën me krahët e ngritura si shqiponja u than të tjerëve edhe pse e vodhët e përvetësuat ne prapë fluturojmë të lirë nëpër shekuj edhe sot.
Vargjet e Bagerit dhe melodia e gurit e bënë aset kombëtar. Guri ishte dhe mbeti historia jon gur, gur behet mur. Ai tregon kullat , vatrat tona dhe jetën e rëndë të popullit ton. Por grat e Rekës këtë melodi e kishin përditshmëri dhe e mbanin si “kitka fjokesh me para te bardha”, per treguar se jetojmë dhe qëndrojmë me një fjale ne e duam jetën dhe jeta ;shtë e jona. “Kitkat e flokëve me rroxa e para te bardha” ishin melodi e nuseve të Rekës çdo dit, ato i hiqnin vetëm ne rast vdekje. Kjo melodi ka shumë kuptim me një fjale është oksigjeni jon nëpër shekuj.
Për këtë valle do duhet te shkruajmë shumë, të bëjmë punime shkencore e analiza me konkluzione akademike./EpokaeRe