Haradinaj nesër para Gjykatës në Colmar ballafaqohet me akuzat e Serbisë

Prokuroria serbe nesër do të paraqesë para gjykatës franceze dosjen kundër Ramush Haradinajt. Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i AAK-së, i liruar me kusht që pas arrestimit fillimin e këtij muaji në aeroportin e Bazelit.

 

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhet paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia!

Më lejoni që edhe njëherë t’ju falëndëroj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike”, ka shkruar të martën, Haradinaj në Facebook. /GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme