Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur vlerësimin më të madh negativ në vend pas vetëm tetë ditësh në Shtëpinë e Bardhë, thuhet në sondazhin e “Gallup”.
Sipas mediave, për “arritje” të tilla, paraardhëve të tij – Obama, Bush dhe Clinton ju deshën vite, kështu që Trump vendosi një rekord negativ.
Trump, për vetëm tetë ditë arriti në 51 për qind të vlerësimit negativ në mesin e të anketuarve, ndërsa për Obamën për një nivel të tillë u deshën 936 ditë, 573 ditë për Bill Clinton, ndërsa për George Bush të vjetrin u deshën plot 1336 ditë.
Pas marrjes së funksionit, Trump nuk pati rezultate të shkëlyera sipas sondazhit të Gallup – 45 për qind e amerikanëve miratuan politikat e tij, 45 për qind ishin kundër, ndërsa 10 për qind ishin të pavendosur.
Megjithatë, pasi përmbushi disa nga premtimet e fushatës, siç janë ato për ndërtimin e “murit të madh” në kufi me Meksikën, për abortin dhe emigracionin, rezultati negativ i Trimp’it është rritur në 51 për qind./GazetaExpress/.