Rada Trajkoviq e bindur se Kosova për një kohë të gjatë nuk do të ketë ushtri

Graçanicë, 31 janar – Ish-politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, e ka quajtur “mashtrim të opinionit” raportimin e medieve se administrata e presidentit të ri amerikan Donald Trump ka kërkuar të formohet ushtria e Kosovës. Sipas saj kjo është bërë me qëllim të marrjes së poenëve para zgjedhjeve, transmeton Koha.net.

Por, siç raporton FoNet,l ajo nuk e përjashton mundësinë që përhapja e këtij lajmi të ketë lidhje me mbështetjen eventuale të këtij projekti të Prishtinës nga disa serbë të Kosovës.

Sipas saj ushtria e Kosovës sigurisht nuk do të formohet për një kohë. Ajo do të vazhdojë të jetë forcë e sigurisë, niveli i armatimit ndoshta do të forcohet, por status të ushtrisë nuk do të marrë, pos nëse nuk e jep pëlqimin për këtë projekt nga Serbia, ka thënë Trajkoviq

E di se forcat e sigurisë të Kosovës shmangin ose sabotojnë arrestimin a izolimin e njerëzve që janë të gatshëm të shfrytëzojnë terrorizmin si mënyrë e mjet për promovim të vet dhe nuk mund të besoj se këtë nuk e din administrata amerikane dhe shërbimet informative amerikane që ndodhen këtu, është shprehur Trajkoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme