Heronjtë Pajaziti, Zejnullahu e Hoxha, shembull i dashurisë për atdheun

Me një akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies u nderuan heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, duke u vlerësuar si shembulli më i veçantë i dashurisë për atdheun.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se tre heronjtë janë shembulli më i veçantë i vendosmërisë së popullit të Kosovës për liri dhe sovranitet.

“Sot 20 vjet pas, jemi mbledh sërish që të përkujtojmë me pietet të madh këta heronj të mëdhenj që ranë në altarin e lirisë”, tha Hyseni.

Ai tha se flijimi i tyre është dëshmi e fuqishme e dashurisë për atdheun.

“Nuk guxojmë ta humbin fokusin nga interesat jetike të Kosovës. Më shumë se kurrë kemi nevojë për konsensus nacional rreth çështjeve kyçe me të cilat po përballet vendi ynë”, u shpreh Hyseni.

Ai tha se të gjithë duhet të punojnë fuqishëm deri në anëtarësimin e plotë në OKB dhe shtrirjen e sovranitetin në tërë vendin, pasi për këtë luftuan dëshmorët e vendit.

Hyseni nga kjo akademi përkujtimore i bëri thirrje autoriteteve franceze që ta lirojnë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, në emër të Zonës operative të Llapit foli Rrustem Mustafa-Remi.

Ai tha se lufta e fundit e shqiptarëve kundër Serbisë ishte një detyrë e rëndë, por falë këtyre heronjve Kosova dhe shqiptarët janë të lirë.

Remi theksoi se tani në rrethana në reja, duke iu falënderuar edhe miqve, Kosova çdo ditë e më shumë po bën hapa para drejt konsolidimit të shtetit.

Ndërsa, në emër të familjarëve, foli Lumnije Hoxha.

Ajo tha se heronjtë që dhanë jetën për Kosovë nuk donin muri ndarës në Kosovë. Ajo po ashtu tha se heronjtë nuk e donin një Kosovë ku rinia me mundësinë e parë do të largohej nga atdheu. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme