Nuredini: Do ta shkelim këtë Kushtetutë nëse nuk njihet statusi i UÇK-së

“KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË II. LIRITË DHE TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT DHE TË QYTETARIT 1. Liritë dhe të drejtat civile dhe politike Neni 9 Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozita pronësore dhe shoqërore. Qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve.” Në Maqedoni ka krizë kushtetuese sepse me miratimin e ligjit për Branitellat Maqedonas avansohet një kategori e qytetarëve të Maqedonisë(Maqedonas) ndërsa diskriminohen qytetarët Shqiptarë të Maqedonisë, përderisa për UÇK-në nuk ka ligj, ka shkelje të kushtetutës tash e 15 vite dhe diskriminim me ligj sepse po diskriminohen të paktën mbi 10 mij qytetar Shqiptarë që ishin pjesë UÇK-së në 2001-shin! Branitellat Maqedonas dhe fëmijt e tyre po shfrztëzojnë benificione të shumta financiare nga buxheti i shtetit të përbashkët vetëm pse janë Maqedonas, ndërsa ne ish pjestarët e UÇK-së nuk mund të kemi ligj dhe të shfrytëzojmë benificionet e njejta nga buxheti i shtetit të përbashkët vetëm pse jemi Shqiptarë! Kërkoj nga subjektet politike që pik e parë në bisedimet për formimin e qeverisë të jetë miratimi i ligjit për pjestarët e UÇK-së 2001, me këtë do të ndërpritet diskriminimi kushtetues e ligjor që na bëhet ne ish pjestarëve të UÇK-së vetëm pse jemi Shqiptarë. TA RESPEKTOJMË TË GJITHË OSE TA SHKELIM KREJT KUSHTETUTËN!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme