Norma bazë e interesit ngelet e pandryshuar, denari mbetet valutë stabile

“Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 2,5 për qind, e pandryshuar mbetet edhe oferta e bonove të thesarit dhe arrin në 10 miliardë denarë”, njoftoi sot Banka Popullore e Maqedonisë.

“Gjatë marrjes së këtij vendimi, janë marrë parasysh disa faktorë kyç, së pari hapat e deritanishëm për normalizimin e politikës monetare, si dhe lëvizjet e fundit të inflacionit dhe të tregut valutor. Tregu i këmbimit valutor ka shënuar një stabilizim të ndjeshëm në periudhën e fundit dhe Banka Popullore ka ndërhyrë duke blerë valutë. Në të njëjtën kohë, presionet nga kriza energjetike janë ulur ndjeshëm, ndërkohë që fluksi i valutës në tregun valutor gjatë kësaj periudhe është dukshëm më i lartë se sa pritej. Njëkohësisht, në tregun valutor vërehen disa ndryshime pozitive në raport me kërkesën për valutë nga personat fizikë vendas, gjë që tregon për stabilizim gradual të pritjeve dhe besimit të subjekteve vendase”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.

Në seancën e djeshme të Komisionit për Politikën Monetare Operacionale, u shqyrtuan të dhënat më të fundit për ekonominë e brendshme dhe botërore dhe është fakt që kriza momentale vjen nga pasiguria e shkaktuar nga tensionet gjeopolitike globale dhe ndikimi i tyre në çmimet dhe aktivitetin ekonomik në një kuadër global.

“Të dhënat më të fundit për inflacionin tregojnë një inflacion mesatar prej 10.9 për qind në periudhën janar – korrik, ku tre të katërtat e kësaj rritjeje shpjegohen me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë”, thonë nga BPM.

Banka Popullore ka bërë me dije se në këtë periudhë rritje vjetore e mëtejshme, por pak më e moderuar, vërehet në industri, qarkullim në tregtinë totale dhe hoteleri, ndërsa aktiviteti në ndërtim në periudhën prill – maj shënon një ngadalësim të rënies.

Të dhënat e fundit tregojnë rritje të mëtejshme të kredive dhe depozitave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme