Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në orët e para të mëngjesit, respektivisht në ora 03:00, në Manastir ka arrestuar 24-vjeçarin R.E. nga Shkupi. Për personin në fjalë autoritetet kishin lëshuar tre urdhër-arreste.
“Ndaj tij janë lëshuar tre urdhër-arreste qendror dhe dy fletëthirrje qendrore, nga të cilat një urdhër nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë”, si dhe dy urdhëresë nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, pasi ekziston dyshimi për veprat penale të “sekuestrim i mjetit motorik”, “vjedhje e rëndë” dhe “grabitje”.
Dy fletëthirrjet janë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra penale të “vjedhjes së rëndë” nga Njësia për Punë të Brendshme Karposh dhe Njësia për Punë të Brendshme Gazi Babë”,
Njoftojnë nga MPB të Maqedonisë së Veriut.