Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 masa, prej të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 69 sanksione. Janë shqiptuar dhe 9 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 gjoba iu shqiptuan vozitësve të motoçikletave, 5 për makina të paregjistruara dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.