Qytetarët e Maqedonisë janë ndër njerëzit më të mllefosur në Evropë, zemërimi dhe revolta e të cilëve në baza ditore është mbi mesataren evropiane.
Këtë e tregojnë rezultatet në raportin e fundit të emocional nga “Gallup”, i cili përfshin në studim 122 vende në periudhën e vitit 2021 dhe gjysmën e parë të vitit 2022, në të cilin qytetarët e Maqedonisë me 26 përqind të mllefit të akumuluar në baza ditore janë menjëherë pas Turqisë, ku mllefi shprehet në 48 përqind.
Pothuajse në të gjithë Evropën, mllefi i popullsisë në baza ditore është nën 25 përqind, por në Maqedoni është mbi këtë kufi, duke e pozicionuar vendin si lider në seksionin e popullsisë së mllefosur dhe të revoltuar në baza ditore.
Si zakonisht, popuj më pak të mllefosur janë finlandezët, të ndjekur nga estonezët, holandezët dhe portugezët.