Maqedoni, do të formohet trup koordinativ për ballafaqim me pasojat nga murtaja afrikane e derrave

Ministrat në seancën e sotme qeveritare e kanë obliguar Agjencinë për ushqim dhe veterinari (AUV) që të dorëzojë informatë deri te Qeveria për gjendjen me murtajën afrikane të derrave në vend.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria ka miratuar konkludim për ndërmarrjen e aktiviteteve për formimin e Trupit koordinativ për ballafaqim efikas institucional me pasojat nga kjo sëmundje dhe mbrojtje të fermave të derrave.

Ndryshe, kjo sëmundje është përhapur edhe në rajonin e Koçanit, raste të reja ka në fshatrat Trkanje dhe Presekë.

Sipas autoriteteve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, këto raste nuk kanë të bëjnë me rastin e disa ditëve më parë në fshatin e gurtë të Moshticës. Shërbimet janë në terren, pas së cilës do të bëhet e ditur se sa derra në rajonin e Koçanit do të asgjësohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme