Qantas Airways detyrohet t’iu kërkojë falje pasagjerëve

Kompania e fluturimeve Qantas Airways, do t’iu ofrojë kuponë prej 50 dollarësh pasagjerëve, si kërkim falje për rritje të vonesave, anulim të fluturimeve dhe humbje të bagazheve.

 Siç shkroi Reuters të dielën, edhe shumë të tjera në mbarë botën po përballen me probleme të ngjashme. Shtëpia e Alan Joyce, kreu ekzekutiv i Qantas Airways, “u mbulua” muajin e kaluar me vezë dhe letra higjienike nga pasagjerët e pakënaqur.

“Në emër të transportuesit kombëtar, duhet t’ju kërkoj falje dhe t’ju siguroj se po punojmë shumë për ta ritkhyer më të mirën tonë”, deklaroi Joyce nëpërmjet një video-mesazhi.

Qantas theksoi se po i zhvillon një sërë iniciativash për të përmirësuar performancën. Ai përmendi edhe mungesën e konsiderueshme të stafit si ndër arsyet e mosfunksionimit të duhur.

Gjatë pandemisë, kompania e fluturimeve vendosi shumicën e stafit në pushim pa pagesë, derisa tha se nga prilli i ka punësuar mbi 1.500 të rinj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme