Dollnen, fillon evakuimi i qytetarëve pas reshjeve të dendura të shiut

Në dhjetëra shtëpi tashmë ka filluar evakuimi i qytetarëve për shkak se janë mbushur me ujë pas reshjeve të dendura të shiut në Komunën e Dollnenit.

Në orët e mbrëmjes ka filluar edhe të tërhiqet uji, ndërkohë është ndërprerë energjia elektrike.

Kryetari i Komunës së Dollnenit, Urim Ibeski, tha për MIA-n deklaroi se nuk ka të lënduar dhe se shkak i përmbytjes është derdhja e lumit Sazhdevska.

“Arsye është derdhja e lumit, i cili për shkak të motit të lig, si dhe ndërtimeve të papërgjegjshme dhe mbeturinave, ka përmbytur një numër të madh të shtëpive”, tha kryetari i komunës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme