VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzojë se Qeveria dhe kompanitë shtetërore energjetike janë fajtorët kryesorë për krizën aktuale energjetike. Sipas opozitarëve, shpallja e gjendjes së re të krizës në energjetikë dhe ngrohjes në Shkup, është për të shmangur përgjegjësinë kur të mos prodhohen sasitë e nevojshme të energjisë elektrike vendase. Prandaj, shteti do të duhet të shpenzojë shumë para për importe të shtrenjta. Mirëpo, LSDM-ja u përgjigj se rryma është rritur për 100 për qind në kohën kur Mickoski ishte drejtor i ELEM-it, dhe për shkak se nuk ka pasur investime në objektet energjetike.
“Në deponinë në TEC Manastir nuk ka rezerva të thëngjillit. Sipas informacioneve tona, aktualisht ka vetëm 90,000 tonë përzierje dheu dhe qymyri. Vlera e kësaj përzierjeje është një e treta e qymyrit normal, që do të thotë se në deponi ka ekuivalentin rreth 30 mijë tonë qymyr. Kjo mjafton të punojë disa ditë me mbështetje të fortë të djegies së mazutit. Sa për krahasim, kur VMRO-DPMNE menaxhonte këtë ndërmarrje, sasia e thëngjillit në deponi ishte rreth 400 mijë tonë”, deklaroi Maria Miteva -VMRO-DPMNE/ Alsat.mk