Përdhunimi i 11-vjeçares/ Zbulohen detaje të reja, si ndodhi ngjarja e rëndë në Kosovë

Për rreth shtatë orë mbrëmjen e së shtunës pesë persona përdhunuan një të mitur në Prishtinë.

Polica ka arrestuar deri tani katër persona, në mesin e të cilëve edhe një i mitur. Sipas prokurorisë teksa 11-vjeçarja po ecte në park i janë afruar tre persona ku fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë e pastaj e kanë tërhequr në një qoshe ku kanë filluar ta zhveshin.

Sipas dosjes së prokurorisë “personi me bluzë të bardhë e ka kapur nga duart dhe personi tjetër ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj”.

Për 11-vjeçaren tmerri nuk përfundoi aty, derisa po kthehej në shtëpi, një person tjetër ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë.

E mitura deklaroi se shoferi e ka pickuar gjatë gjithë rrugës për të ndaluar pastaj në një vend me bar dhe pemë ku edhe e përdhunuan.

Gjykata Themelore e Prishtinës të hënën ka lënë në paraburgim Ekrem Rexhepi 27 vjeç bashkë me vëllanë e tij të mitur, për një muaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të përdhunimit.

Mbi 27-vjeçarin pas verifikimeve të bëra rezultuan edhe vepra të tjera penale si “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.

Ndërkohë në orët e mbrëmjes së djeshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla duke bërë thirrje për angazhim maksimal dhe drejtësi si dhe ka njoftuar se edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Drejtësi dhe dënim meritor për rastin e dhunimit të së miturës ka kërkuar edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Ndërkaq, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë kërkuar dënime të ashpra ndaj dhunuesve të minorenes.

“Duke qenë që vazhdimisht kemi rast në rritje, vlen të theksohet se institucionet tona nuk janë duke punuar mjaftueshëm me trajtim të dhunues apo duke dhënë dënime të ashpra për raste të tilla…institucionet tona duhet të punojnë më shumë dhe duhet të japin dënime të rënda sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Besarta Breznica, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

Të martën mblidhet edhe Grupi për Përgjigje Emergjente në Ministrinë e Drejtësisë për të diskutuar mbi rastin dhe të mërkurën do mbahet dhe një protestë për të kërkuar drejtësi për 11-vjeçaren.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme