Elita Rudi, është moderatorja e njohur që bëri bujë të madhe me lidhjen e saj me reperin, Gjiko.
Lidhja e saj u komentua aq shumë, saqë Elita pothuajse ishte çdo ditë pjesë e mediave rozë, shkruan ORAinfo.
Dashuria e tyre u forcua, kur në jetë erdhën dy fëmijët e tyre, Zëri dhe Bota.
Krahas kujdesit për dy fëmijët e saj, Elita shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Ajo se fundmi ka nisur të merret me fitness.
Nga palestra ajo ka sjell një imazh ku shfaqet e djersitur dhe me peshqir në kokë.
Duket se Elita e ka marrë me seriozitet largimin e kilogramëve të tepërt dhe kthimin e linjave trupore. /ORAinfo/