I riu nga Bogovina ndërron jetë nga goditja e rrymës elektrike

Policia e Tetovës njofton se një 22-vjeçar nga Bogovinja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, përcjell TV21. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kamjan, ku 22-vjeçari ka punuar si punonjës ndërtimtarie. Nga SPB-Tetovë njoftojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

“Sot (1 shtator) në ora 12:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 22-vjeçari E.I. nga Bogovinja e Tetovës, i cili paraprakisht sipas raportit fillestar ka pësuar lëndime të rënda nga goditja elektrike derisa ishte duke punuar pasi ishte angazhuar në punime ndërtimtarie (fasadës) te një objekti shkollor në Kamjan të Tetovës”, thonë nga SPB-Tetovë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme