Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë vlerësuar, se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
Ata janë shprehur se i këshulliar njerëzitë e tyre për politikën e jashtme dhe të sigurisë që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka njoftuar sot Presidenca e Serbisë.
Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor bëhet realitet dhe me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të kahershme dypalëshe dhe rajonale.
Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor’, – thuhet në letër.
Macron dhe Scholz i kanë bërë thirrje Vuçiçit që të tregojë vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së.
Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik, është shtuar në letër.
‘Prandaj, ne caktuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Beaune, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij. Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të shqyrtojnë mundësitë për ta çuar procesin përpara shpejt’, shkruhet ndër tjera në letrën drejtuar Vuçiçit.
© SYRI.net